Do të shkosh në atë botë, por kurrë nuk ke me pa Kosovën...

Sporti

Do të shkosh në atë botë, por kurrë nuk ke me pa Kosovën...

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 mars 2021 Në ora: 18:52
Srgjan gënjeshtari me gruan e tij

Ka kohë që po ju turret Kosovës me deklarata skandaloze, si i biri si babai! Si i biri dhe si babai po japin deklarata të mendësisë së ultë  dhe sigurisht për t’ia bërë qejfin edhe Aleksandër Vuçiqit, kryetarit të Serbisë dhe ish zëdhënësit të kryekasapit të Ballkanit, Sllobodan  Millosheviq! 

Novak Gjokoviq, teniser, që njihet me skandalet e tija të llojllojshme, po ashtu edhe babai i ti, Srgjani, shpesh po i del kohë me folur për Kosovë. 

Mendësia e tij, është aq qesharake dhe e ultë, sa edhe vetë serbët që e dijnë realitetin, tallen me ta. 

Srgjani dhe Novaku dhe të gjithë serbët e dijnë, se do të futen në dheun e Beogradit,  kurrë nuk do ta shohin Kosovën si dojnë ata. 

Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Novaku dhe Srgjani, mund të llomotitin dhe ta gënjejnë veten e të flladiten përreth Beogradit.    

“A duhet tash të na marrin Kosovën? Na marrin Kosovën, na urdhërojnë....po, nuk do të munden. Si munden të na e marrin? Çka jemi na pa Kosovën? Ne jemi trup i pa shpirt”, - paska thënë Srgjan Gjokoviq, që po mundohet të bëhet argat me e pa pagesë i Vuçiqit.

Nuk është çudi çfarë flet ky Srgjani, ky gënjeshtar i paskrupullt dhe një farë argati i Vuçiqit, por është çudi pse Federata Ndërkombëtare e Tenisit, nuk e sanksionon Novak Gjokoviqin, për deklarata skandaloze, nacionaliste.

Ky Gjokoviqi e ka goditur me top edhe gjyqtaren femër gjatë një turneut, po edhe gjatë verës që e lamë pas ka postuar foto e video të Car Llazarit, duke provokuar Republikën e Kosovës!  

Srgjani do të vdesë me ëndrrën primitive, do të futesh në dhe, kurrë nuk ke me pa Kosovën si doni Ju Kosovë e Metohi, as serbët tjerë që mendojnë sikur ju! Do të mbyllësh sytë, do të shkosh në atë botë, me merakun e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat