Thomas Bach u rizgjodh edhe për një mandat president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Sporti

Thomas Bach u rizgjodh edhe për një mandat president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:36
Thomas Bach u rizgjodh edhe për një mandat president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Thomas Bach do t’i prijë Lëvizjes Olimpike në botë edhe për katër vitet e ardhshme.

Presidenti i tanishëm i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka fituar sot edhe një mandat në krye të KON-it, në sesionin e 137-të të KON-it.

Gjermani Bach nuk kishte ndonjë kundërkandidat, ndërsa fitoi me 93 vota për dhe vetëm një kundër.

“Dua të jem president i të gjithë juve, prandaj do të vazhdoj për mandatin tim të fundit. Dera, veshët dhe zemra ime mbeten të hapura për të secilin prej jush. Do të llogaris në mbështetjen, përkushtimin dhe miqësinë tuaj, gjatë katër viteve të ardhshme”, tha ndër të tjera presidenti Bach.

66-vjeçari, ish-kampion Olimpik në skermë, është në krye të KON-it prej vitit 2013.

Bach njihet si mik i madh i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe vetë presidentit Besim Hasani.

Nën drejtimin e Bach, KOK ishte bërë anëtar me të drejta të plota i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, më 9 dhjetor të vitit 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat