Për kandidim për kryetar të KOK-ut, Krasniqi do të delegohet nga kjo Federatë

Sporti

Për kandidim për kryetar të KOK-ut, Krasniqi do të delegohet nga kjo Federatë

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:21
Për kandidim për kryetar të KOK-ut, Krasniqi do të delegohet nga kjo Federatë

Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës (FKK), Ismet Krasniqi do të jetë njëri nga kandidatët për kryetar të Komitetit Olimpik të Kosovës, shkruan Insporti.

Ismet Krasniqi, në një pronocim për Insportin ka treguar se është deleguar nga Federata e Atletikës, dhe se ende nuk e ka dorëzuar aplikimin e tij në Komitetin Olimpik të Kosovës, por që do ta bëjë një gjë të tillë pasi afati është i hapur deri nesër (12 mars), në ora 16:00.

“Do ta dërgoj (aplikimin), pasi kemi ende afat deri me 12 mars në orën 16:00” – u shpreh ai.



51-vjeçari gjithashtu ka pranuar se do të delegohet nga Federata e Atletikës, pasi Federata që ai e udhëheq, FKK (Federata e Karatesë së Kosovës) nuk është Federatë Olimpike.

Ismet Krasniqi pritet ta sfidojë Besim Hasanin, i cili e udhëheq KOK-un që 24 vite (nga viti 1996).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat