Karateistët iu kthehen garave ndërkombëtare, pas më shumë se një vit

Sporti

Karateistët iu kthehen garave ndërkombëtare, pas më shumë se një vit

Më: 12 mars 2021 Në ora: 12:37
Karateistët iu kthehen garave ndërkombëtare, pas më shumë se një vit

Ekipi i karatesë së Kosovës do t’iu kthehet garave ndërkombëtare pas më shumë se një viti, shkaku i ndërprerjes së garave, pas përhapjes së pandemisë Covid 19.

Ekipi Olimpik i Kosovës bashkë me karateistë tjerë kanë udhëtuar sot drejt Stambollit të Turqisë, ku prej 12 – 14 mars do të mbahet Premier Liga, garë kjo që sjell pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Elhami Shabani, Herolind Nishevci, Fortesa Orana, Adelina Rama, Albulena Gërvalla, Albinot Selmani, Yll Cena dhe Festina Curri nën udhëheqjen e trajnerëve Ylber Syla e Isak Curri, do të synojnë të marrin sa më shumë pikë Olimpike.

“Duke parë nivelin e garës dhe kohën e gjatë të pandemisë, sportistët tanë pas një viti po ritestojnë aftësitë e tyre, duke qenë të bindur që do të japin maksimumin për fitimin e më shumë pikëve për rangim sa më të mirë në renditjen botërore të karatesë. Presim një paraqitje të mirë para Kampionatit Evropian dhe turneut kualifikues për Tokio 2020”, tha Curri për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Nishevci, Shabani e Orana, të cilët janë bursistë të KOK-ut për Tokio 2020, javë më parë u përgatitën për dy javë në kampin përgatitor në Dubai, shpenzimet e të cilit i ka mbuluar KOK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat