Tom Brady nënshkruan kontratë të re me Bucs

Sporti

Tom Brady nënshkruan kontratë të re me Bucs

Më: 12 mars 2021 Në ora: 22:17
Tom Brady

Tom Brady ka nënshkruar kontratë të re me Tampa Bay Buccaneers deri në vitin 2022.

Pas fitores në Super Bowl, ylli i NFL, Tom Brady, nuk e ka ndërmend të ndalojë edhe pse është në moshën 43 vjeçare.

Brady ka nënshkruar një zgjatje të kontratës që do ta mbajë atë në Florida të paktën edhe për një vit, përkatësisht deri në vitin 2022.

Nënshkrimi i Bradyt shihet si një hap i madh, pasi Bucs dëshirojnë të ri-nënshkruanjnë me Rob Gronkowski dhe Shaquil Barrett.

Brady e bëri lajmin të ditur përmes profilit të tij në Twitter.

“Në ndjekje të tetës, Bucs ne po mbajmë së bashku bendin”, tha Tom Brady.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat