Ja çfarë po ngjan me sportistin e madh shqiptar, Shaban Tërstena

Sporti

Ja çfarë po ngjan me sportistin e madh shqiptar, Shaban Tërstena

Nga: K.G. Më: 16 mars 2021 Në ora: 19:17
Ja çfarë po ngjan me sportistin e madh shqiptar, Shaban Tërstena

Shaban Tërstena, është sportisti më i madh shqiptar, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, sot ka pasur një kontroll në Shkup. Cila është gjendja e ish mundësit më të mirë shqiptar, që jeton e vepron në Maqedoninë e Veriut. Ai përmes një postimi në facebook, sqaron gjendjen e tij shëndetësore!

“Përshëndetje miq e mi, Zoti qoftë me ne çdo ditë, bota e njerëzimit është në luftë që një vite dhe vazhdon akoma kundër një armiku të padukshëm që hyn në trupin tonë.

Të dashur miq të mi sportiv, e vërtetë unë jam një kampion, por këta mjekë janë heroinat më të mëdha, të cilat për një vit ditë e natë, çdo sekondë ishin në luftë për të shpëtuar jetën e popullit  kjo është jeta e kësaj bote, dikush rrezikon jetën e tij për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

Shtatë miliardë njerëz kanë luftuar për 12 muaj për çdo ditë me një virus që ka marrë jetën e shumë njerëzve në çdo cep të botës, duke përfshirë edhe vendin tonë. Shumë miq e kanë pasur atë dhe e kanë kaluar me sukses me Covid-19, dashtë Zoti i madh, që edhe unë ta kaloj lehtë.

Të dashur shokë, erdhi momenti që pas një viti për herë të parë shëndeti im nga nata e kaluar u dobësua, nuk u ndjeva mirë, sot isha  në Spitalin Sistina këtu në Shkup duke kontrolluar mjekët tanë heroinat tona dhe sidomos heroin e gjakut tim bija  e vëllait që nga fillimi ishte gjithmonë afër meje Dr. Timja Tërstena të cilin e falënderojmë shume dhe  përzemërsisht  shkon për specialistin Dr. Patrcija Kalamaras dhe Dr. Flora Ibrahimi, megjithëse nuk kisha asnjë simptomë apo shenjë të virusit, por sipas testit dola pozitiv.

Tani më për një javë  do të jem nën regjimin e terapisë dhe medikamenteve, kështu që miqtë e mi vazhdojnë të jenë të kujdesshëm sepse shëndeti është  pasuria vetë jeta, është mbi gjithçka. Dhe më në fund kërkoj falje që të gjitha takimet  e planifikuara do të anulohen”, shkruan në faqen e tij, fituesi i medaljes së artë olimpike në vitin 1984 dhe i të argjendtës në vitin 1988.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat