Hasani priti të ngarkuarin me punë të ambasadës së Japonisë në Kosovë

Sporti

Hasani priti të ngarkuarin me punë të ambasadës së Japonisë në Kosovë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 23:17
Hasani priti të ngarkuarin me punë të ambasadës së Japonisë në Kosovë

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka pritur sot në zyrën e tij të ngarkuarin me punë të ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, i cili shoqërohej nga sekretarja, Kay Kurimoto dhe Arbër Avdyli, këshilltar i lartë për çështje politike.

Hasani duke falënderuar mysafirin Ogasawara, e njoftoi me sfidat e KOK-ut ndër vite deri në anëtarësimin në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, me fokus medaljen olimpike të fituar nga Majlinda Kelmendi në Rio 2016.

Lojërat e ardhshme Olimpike do të mbahen në verën e këtij viti pikërisht në vendin prej nga vjen Ogasawara, në Tokio të Japonisë, për çka presidenti Hasani e njoftoi me përgatitjet dhe gjashtë normat Olimpike, por që shpresat janë se ky numër do të rritet deri në korrik.

Palët u dakorduan edhe për bashkëpunim në aspektin e trajnimin të sportistëve, trajnerëve dhe ambasadorëve të sportit, si dhe intensifikim të takimeve deri në LO Tokio 2020.

Nga ana e tij, Ogasawara, duke shfaqur interes për ekipin Olimpik të Kosovës shprehu kënaqësinë e tij që ekipi Olimpik i Kosovës do të përfaqësohet me një ekip të gjerë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat