Jeton Beqiri - në mesin e 20 gjyqtarëve më të mirë në botë, do të ndajë drejtësinë në Kinë 

Sporti

Jeton Beqiri - në mesin e 20 gjyqtarëve më të mirë në botë, do të ndajë drejtësinë në Kinë 

Nga: K.G. Më: 17 mars 2021 Në ora: 12:49
Jeton Beqiri

Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Jeton Beqiri, është përzgjedhur në mesin e 20 gjyqtarëve më të mirë botërorë, i cili do të ndajë drejtësinë në Universiadën Botërore në Kinë, që mbahet nga data 18 gusht deri me 29 gusht të vitit 2021.

Ky është lajmi më i mirë për komunitetin e sportit në Republikën e Kosovës. 

Beqiri është gjyqtari më i mirë në Kosovë, i cili ndau drejtësinë në finalen e Lojërave Europiane Olimpike të Bakus në pingpong në vitin 2015.

Image

Lista

Beqiri, aktualisht është edhe president i Federatës së Pingpongut të Kosovës.

Në listë janë gjyqtarët nga Argjentina, Austria, Bullgaria, Kroacia, Kolumbia, Egjipti, Finlanda, Koreja e Jugut, Jordania, Irani, Portugalia etj.

I vetmi gjyqtar nga Kosova, që deri me tash ka arritur që të ndajë drejtësinë në nivelet më të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat