Presidenti i Shqipërisë priti SHGSK-në në krye me Thaçin

Sporti

Presidenti i Shqipërisë priti SHGSK-në në krye me Thaçin

Më: 20 mars 2021 Në ora: 21:41
Presidenti i Shqipërisë priti SHGSK-në në krye me Thaçin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim të veçantë drejtuesit e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK).

Presidenti Meta, një ish-peshëngritës dhe komentator i sportit, ka folur për kontributin dhe veprat e gazetarëve sportivë në Kosovë e Shqipëri, që kanë lënë gjurmë në arritjet e sportit.

I pari i shtetit shqiptar ka shfrytëzuar praninë e drejtuesve të SHGSK-së, për të treguar lidhjen e tij me sportin, por edhe me Kosovën.

Image

z. Meta ka dekoruar shumë personalitete kosovare të sportit, mes tyre edhe ish-Presidentin Mexhit Devaja dhe mjeshtrin e karatesë Enver Cakiqi.

Presidenti i SHGSK-së Edmond Thaçi ka folur për gjendjen e gazetarisë sportive në Kosovë dhe kontributin e madh që komuniteti i gazetarëve sportivë e ka dhënë në zhvillimet e sportit te Kosovës.

z. Thaçi i ka dhuruar një plaketë të artë presidentit shqiptar Ilir Meta, në shenjë nderimi për kontributin e madh në afirmimin dhe ndihmën dhënë sportit të Kosovës.

Z. Meta shprehu gadishmërinë që takimin e radhës ta realizojë edhe në Kosovë, i gatshëm që të kontribojë drejtpërdrejt në gazetarinë dhe sportin tonë.
Në delegacionin që u prit nga presidenti Meta, ishin:
- Edmond Thaçi, president i SHGSK-së
- Jon Ajeti, zv. President
- Artan Muhaxhiri, Sekretar i Përgjithshëm 
- Ejup Llumnica, anëtar dhe
- Milaim Krasniqi, ish-kryetar i SHGSK-së.
Pritja nga Presidenti Meta, është niveli më i lartë i respektit të dëshmuar për komunitetin e gazetarëve sportivë, nga institucionet në Kosovë e Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat