​Këta janë kampionët e Kosovës në karate

Sporti

​Këta janë kampionët e Kosovës në karate

Më: 21 mars 2021 Në ora: 16:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Federata e Karatesë ka organizuar Kampionatin e Kosovës për seniorë ku morën pjesë 28 klube nga i gjithë vendi.

Ekipet ishin të ndara në pesë kategori: Femrat minus 50, minus 55, 61, 68, dhe 68 plus. Meshkujt: minus 60, 67, 75, 84 dhe 84 plus, si dhe kategoria e femrave dhe meshkujve e njohur si "Kata" apo lufta me kundërshtarë të imagjinuar.

Në kategorinë "Kata" për femra kampione u shpall Vlerona Shala nga klubi Unsu Prishtina kurse nënkampione u shpall Antoneta Butakova nga klubi Prishtina. Në kategorinë e meshkujve në "Kata" kampion u shpall Argjend Berjani nga klubi Prishtina. Në kategorinë -60 e meshkujve fitues ishte Albinot Selmani nga klubi Besa Obliq, kurse nënkampion Endrit Beka nga Empirius.

Kampione në kategorinë e femrave minus 50 kilogram u shpall Hatixhe Zejnullahu nga klubi As Gjilan, kampion paraolimpik me aftësi të kufizuara Jusuf Kupa KK Prizreni, ndërsa nënkampiom Xhevdet Smajli nga KK Vjosa.

Te femrat, kategoria minus 61 kampione doli Albiona Asllani nga KK Bardhoshi Ndërsa te kategoria minus 68 nga radhët e femrave kampione u shpall Djellza Sejdiaj.

Te meshkujt në kategorinë minus 67, më i miri i Kosovës doli Ylli Cenaj, ndërsa nga kategoria minus 75 kampion u shpall Elhami Shabani nga klubi Emperors.

Në kategorinë minus 84 më i miri ishte Benjamin Shabani, kurse në atë 84 plus kampion u shpall Herolind Nishevci.

Kampionët e shpallur nga ky kampionat e fitojnë të drejtën që të marrin pjesë në garat ndërkombëtare si në Kampionatin Evropian dhe atë botëror.

Ndryshe, në këtë eveniment sportiv pjesëmarrës ishin kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës Ismet Krasniqi, ambasadori i Japonisë në Kosovë Mitsunuri Ogasawar, sekretari i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport Ibër Alaj, drejtori për sport nga Komuna e Prishtinë Fitim Rexha, si dhe kryetarë të federatave të tjera sportive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat