Hasani: Linda Shala ka keqpërdorur bankën – do të pasojë padia

Sporti

Hasani: Linda Shala ka keqpërdorur bankën – do të pasojë padia

Më: 21 mars 2021 Në ora: 23:20
Hasani: Linda Shala ka keqpërdorur bankën – do të pasojë padia

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka sqaruar të ardhurat financiare të Sekretarit të Përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, për të cilat kandidatja për postin e të parit të KOK-ut, Linda Shala ka hedhur dyshime.

Hasani dhe Shala sonte të ftuar në emisionin “Kampionët” në televizonin Kanal10 kanë debatuar rreth planeve të tyre për të ardhmen e KOK-ut.

Gjatë debatit, Shala i ka kërkuar Hasanit që të sqarojë situatën e Haxhijajt pasi i ka mbetur borxh për t’ia shpjeguar, transmeton insporti.

Hasani deklaroi se është lutur që Shala të mos ia bënte këtë pyetje, pasi ka një përgjigje të fuqishme.

“Ke keqpërdor bankën, ndaj e ki porosinë nga Haxhijaj.

Rroga ime është e rregullt, ndihma që ka dërguar KOK ndërkombëtare për rimëkëmbje, 20 për qind, vetëm një rrogë më tepërt dhe janë dy mbledhje që janë grumbulluar. 2000 euro i marrë nga trusti pensional. Prej KOK-ut ka marrë pagën e tij që e ka mujore edhe një nga ai ndërkombëtar, dy honorarë të mbledhjeve. Te ne paguhet një qind euro një mbledhje”, ka deklaruar Hasani.

Shala insistoi se nuk e ka bërë një gjë të tillë, duke kërkuar shifrën e saktë nga Hasani për pagën e Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Olimpik të Kosovës.

“3500 ose 3600 euro. Do të pasojë padia për zyrtarin e bankës që ka keqpërdorur pozitën e tij”, ishte përgjigja e Hasanit.

Shala ka hedhur dyshime për pagesat që Haxhijaj ka marrë për muajin dhjetor të vitit 2020.

Linda Shala, nënkryetare e Federatës së Basketbollit të Kosovës, më tetë mars ka shpallur kandidaturën e saj për Kryetare të KOK-ut.

Përveç, Hasanit dhe Shalës, në garë për karrigen e të parit të KOK-ut, është Ismet Krasniqi.

Asambleja Zgjedhore e KOK-ut do të mbahet më 25 mars, të enjten nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat