Vehbi Raçi - lojtar aktiv e trajner në Gjeneratën e Republikës, milicia serbe e mori në bisedë informative

Sporti

Vehbi Raçi - lojtar aktiv e trajner në Gjeneratën e Republikës, milicia serbe e mori në bisedë informative

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2021 Në ora: 19:39
Vehbi Raçi - lojtar aktiv e trajner në Gjeneratën e Republikës, milicia serbe e mori në bisedë informative

Sporti i pingpongut si çdo sport tjetër në Kosovë, ishte halë në sy për regjimin serb në vitet e 90-ta (1991-1999). 

Pingpongistët dhe klubet hasën në vështirësi të mëdha në organizimin e garave, për faktin se vazhdimisht ishin të kërcënuar nga regjimi serb dhe shpesh herë edhe ndërhynin në aktivitetet e Kampionatit të Republikës së Kosovës në pingpong, që zhvilloheshin nëpër shtëpi private dhe bodrume. 

Vehbi Raçi i takon Gjeneratës së Republikës dhe u shqua si veprimtar sportiv.

Image

Ai ka qenë pingpongist, menaxher dhe trajner i klubit Gjinkalla nga Mirashi i Ferizajt, që me sukses garoi në garat e Republikës së Kosovës në vitet e 90-ta. 

Ai kujton një rast kur milicia serbe e mori në bisedë informative në stacionin policor të Ferizajt.

“Vetëm me morën në pyetje por nuk jam maltretu”, thotë Raçi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Raçi është krenar që kontriboi në vitet më të rënda, së bashku me mijëra sportist dhe i kanë bërë rezistencë milicisë serbe.  

Si sot kujtohet Raçi kur vraponte në çdo cep, duke e dhënë kontributin e tij për pingpong dhe për sport në përgjithësi, asnjëherë nuk u ndal përkundër kërcënimeve nga milicia serbe.  

Sot ndihet krenar për kontributin që ka dhënë, sidomos kur shikon të rinjtë dhe të reja duke e zhvilluar veprimtarinë e tyre në stadiume dhe palestrat sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat