Nadal konfirmon rikthimin në fushë

Sporti

Nadal konfirmon rikthimin në fushë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 12:18
Nadal konfirmon rikthimin në fushë

Pasi vendosi të mos luajë në turnetë e Roterdam, Akapulko dhe atë Masters të Majemit, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka bërë me dije se do të rikthehet të luajë në fushat me dhè. Sfida e tij e parë në sipërfaqen e preferuar do të jetë turneu i Barcelona, që zhvillohet më datat 17-25 prill.

Nadal e ka fituar 11 herë turneun e Barcelonës, por për herë të fundit në vitin 2018 (vjet nuk u zhvillua për shkak të pandemisë). “Për ne, prania e Nadal në turneun tonë është e rëndësishme, sidomos pas anullimit të edicionit të kaluar. Ai e ka konfirmuar pjesëmarrjen”, tha David Ferrer, ish-tenist dhe drejtor i turneut.

Duket qartë që Nadal, numri 3 në botë, përgatitet në maksimum për turnetë e fushave me dhè.

Objektivi i tij final do të jetë grand slam i Roland Garros, duke shpresuar të korrë suksesin e 21-të në një turne të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat