President i Federatës së Europës, ka disa fjalë për Astrit Halitin

Sporti

President i Federatës së Europës, ka disa fjalë për Astrit Halitin

Nga: K.G. Më: 24 mars 2021 Në ora: 15:55
President i Federatës së Europës, ka disa fjalë për Astrit Halitin

Astrit Haliti është kryetar i ri i Federatës së Notit të Kosovës. Ai të shtunën që e lamë pas u zgjodh kryetar i ri, duke fituar 17 vota apo dy më shumë se kundërkandidati i tij, Trim Zeqiri.  

Paolo Bareli, president i Federatës së Notit të Europës, ka uruar Astrit Halitin.

“Mora vesh me kënaqësinë me të madhe që je zgjedhur president i Federatës.

Image

Letra e Barelit

Jam i sigurt se ju do të jeni i suksesshëm në pozitën tuaj të re ashtu siç ke qenë si sekretar  dhe besoj ke me shërbye në interes të sporteve të ujit si në Kosovë po ashtu edhe Evropë.

Astrit, me lejo të uroj gjithë mirat dhe shpresoj shumë të takoj personalisht në Budapest, në maj me rastin e zhvillimit të Kampionatit  Europian të Sporteve të ujit”, ka shkruar në letrën e tij Bareli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat