Ky është Bordi Ekzekutiv i KOK-ut

Sporti

Ky është Bordi Ekzekutiv i KOK-ut

Më: 25 mars 2021 Në ora: 23:48
Ky është Bordi Ekzekutiv i KOK-ut

Pas presidentit Ismet Krasniqi dhe katër nënpresidentëve, Gazmend Maxhuni, Milaim Kelmendi, Mimoza Shkodra Bislimi dhe Eugen Saraqini, është kompletuar edhe Bordi Ekzekutiv i Komiteti Olimpik të Kosovës për Ciklin Olimpik 2021 - 2024.

Gjashtë anëtarët tjerë të BE të KOK-ut me vota u zgjodhën: Shqipe Bajçinca-Brestovci, Avni Nuha, Bujar Turjaka, Vjollca Krasniqi,

Agron Mala dhe Besire Domaniku.

Presidenti Krasniqi shfrytëzoi të drejtën për të propozuar tre anëtarë tjerë, duke propozuar Musa Selimi, Jeton Beqiri, Halil Sylejmani, të cilët u votuan me aklamacion.

Nga Komisioni i Sportistëve, në Bord u emërua Musa Hajdari, pasi Majlinda Kelmendi u tërhoq nga gara me arsyetimin se ka obligime me garat që e presin.

Iu urojmë suksese Bordit të ri Ekzekutiv të KOK-ut, për Ciklin Olimpik 2021-2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat