Ja votat e secilit kandidat për bord të Komitetit Olimpik të Kosovës, kjo është gruaja që ua bëri 8 me 2 meshkujve!

Sporti

Ja votat e secilit kandidat për bord të Komitetit Olimpik të Kosovës, kjo është gruaja që ua bëri 8 me 2 meshkujve!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2021 Në ora: 20:45
Ja votat e secilit kandidat për bord të Komitetit Olimpik të Kosovës, kjo është gruaja që ua bëri 8 me 2 meshkujve!

Ismet Krasniqi mori 53 vota dhe u zgjodh presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës. 

Ai e mposhti me rezultat 53:41 Besim Hasanin, ndërsa Linda Shala nuk mori më shumë se 11 vota sepse mbi 70 për qind që i premtuan votë, e tradhtuan!  

Ismet Krasniqi fiks 54 vota ia kanë premtuar, votë të sigurt, një e ka tradhtuar!  

Image

Shqipe Bajçinca Brestovci, ish karateiste, ish atlete dhe ish hendbolliste, ua bëri 8 me 2 meshkujve.

Ajo mori 54 vota, bile ka qenë më e votuar se Ismet Krasniqi.

Çudia tjetër është Avni Nuha, president i Çiklizmit të Kosovës, duke i marr 47 vota dhe Vjollca Krasniqi është në pozitën e tretë me 43 vota apo femra e dytë më e votuar për bord. 

Vjollca është anëtare e FFK-së. Shtatë të parët në renditje futen në Bordin Ekzekutiv të KOK-ut, të tjerët nuk i marrin votat e mjaftueshme.  

Çmenduria tjetër,  Agron Kuka mbetet jashtë bordit, president i Federatës së Xhudos së Kosovës, që ka prurë të gjitha medaljet shtetit të Kosovës.

Mbetet jashtë Arben Fetahu, president i FBK-së, një profesionist, Astrit Haliti, kryetar i FNK-së, Driton Latifi nga tenisi, Latif Demolli nga boksi, që ishte i bindur në fitore deri në pikën e fundit, por humbi. Kështu kur votohet shoqërisht dhe mbesin jashtë bordit edhe disa  personalitete e disa federata të mëdha, si Federata e Xhudos, Federata e Basketbollit, ajo e boksit, e notit etj.

Ja si u votuan kandidatët për bord 
1.Shqipe Bajçinca Brestovci 54
2. Avni Nuha 47
3. Bujar Turjaka 45
4. Vjollca Krasniqi 41
5. Agron Mala 38
6. Musa Selimi 37
7. Besire Domaniku 35
8, Agron Kuka 33
9. Abeliana Bregu 25
10. Astrit Haliti 24
11. Ismet Rexhepi 22
12. Luljeta Shala 22
13. Latif Demolli 19
14. Ardail Celina 18
15. Agron Jusufi 17
16. Driton latifi 14
17. Lulzim Haziri 12
18. Nuhi Llugagjiu 11
19.Visar Emini 5

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat