Vdes ish sportisti i Kosovës: Mehmeti: Gani Gegaj ishte halë në sy për regjimin serb 

Sporti

Vdes ish sportisti i Kosovës: Mehmeti: Gani Gegaj ishte halë në sy për regjimin serb 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2021 Në ora: 15:24
Vdes ish sportisti i Kosovës: Mehmeti: Gani Gegaj ishte halë në sy për regjimin serb 

Sot në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë ish portieri i futbollit dhe i hendbollit, Gani Gegaj. 

Lajmin e ka konfirmuar një anëtar i afër i familjes së Gegajt, Ilir Mehmeti. 

“Ai qenë veteran i futbollit dhe hendbollit. 

Si portier ka mbrojtur pak për KF Vëllaznimi nga Gjakova dhe po ashtu siç quhej atëkohë KF Buduçnosti nga Skenderaj, ndërsa ka mbrojtur ngjyrat edhe të klubit të hendbollit Drenica nga Drenasi, i cili ka qenë bashkëlojtar me Sali Hetën dhe pak edhe në KH Borci të Ferizaj të asaj kohe (vitet e 70-ta).

Me prejardhje ka qenë nga Tropoja, ka jetuar në Skenderaj. 

Gjatë sistemit komunist të kohës së Enver Hoxhës, ka ardhur në Kosovë dhe ka jetuar.

Në Kosovë gjithmonë ka qenë halë në sy për regjimin serb dhe shpesh e kanë maltretuar”, tregon Mehmeti për gazetën kombëtare "Bota sot".spo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat