Vëllezërit Shala po përgatiten

Sporti

Vëllezërit Shala po përgatiten

Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:56
Vëllezërit Shala po përgatiten

Dy mundësit tanë, Egzon dhe Edon Shala, janë duke u përgatitur në kampin përgatitor që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, para Kampionatit Evropian, që mbahet prej 19-25 prill në Varshavë të Polonisë.

Vëllezërit Shala po përgatiten prej 24 marsit deri më 15 prill 2021.

Komiteti Olimpik i Kosovës po i mbulon shpenzimet e Egzonit, sipas kërkesës së Federatës së Mundjes së Kosovës. Vendimi për mbulimin e shpenzimeve bazohet në vendimin e Bordit të kaluar Ekzekutiv, për mbështetje të bursistëve të KOK-ut në rrugën drejt Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Egzoni ka fituar normën olimpike Tokio 2020 në kategorinë deri në 125 kilogramë, stil i lirë.

I urojmë fat dhe suksese vëllezërve Shala, të cilët po përgatiten bashkë me trajnerin e tyre, Sylejman Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat