Fitoi dy medalje olimpike, mund të dënohet me burgim të përjetshëm

Sporti

Fitoi dy medalje olimpike, mund të dënohet me burgim të përjetshëm

Më: 2 prill 2021 Në ora: 11:14
Fitoi dy medalje olimpike, mund të dënohet me burgim të përjetshëm

Në vitin 2004, Nathan Baggaley, fitoi dy medalje të argjenda në Lojërat Olimpike të Athinës.

Tash, australiani gjendet në burg, pasi ishte zënë duke kontrabanduar kokainë në vlerë prej 150 milionë dollareve.

Ngjarje kishte ndodhur në vitin 2018, ku ai së bashku më vëllain e tij, kishin tentuar të fusnin në Australi 650 kilogram kokainë.

Dy orë pasi ishte kapuar nga radari i Marinës së Australisë, ai ishte arrestuar së bashku me vëllain e tij, Dru, teksa dyshja edhe në vitin 2007 ishin arrestuar për prodhim të narkotikëve.

Të dy tashmë janë shpallur fajtor, ku mund të dënohen me burgim të përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat