Çairi po bëhet me klub shahu, Ganiu takoi inicuesit

Sporti

Çairi po bëhet me klub shahu, Ganiu takoi inicuesit

Më: 2 prill 2021 Në ora: 12:12
Çairi po bëhet me klub shahu, kryetari Ganiu takoi inicuesit

Komuna e Çairit së shpejti po bëhet edhe me një klub sportiv. Kryetari Visar Ganiu sot ka takuar iniciatorët për themelimin e klubit të shahut Shkupi, shkruan News-TV.

“Me kënaqësi takova sot miqtë e mi, z. Ramiz Dema dhe z. Nexhati Alija të cilët më njoftuan se kanë ndërmarrë iniciativën për formimin e klubit të shahut me emrin ‘Shkupi’”, ka njoftuar Ganiu në Facebook.

Ja postimi i plotë i tij:

Me kënaqësi takova sot miqtë e mi, z. Ramiz Dema dhe z. Nexhati Alija të cilët më njoftuan se kanë ndërmarrë iniciativën për formimin e klubit të shahut me emrin “Shkupi.

Këtë lajm e mirëprita me gëzim të madh duke ofruar përkrahjen maksimale të Komunës së Çairit në të gjitha aspektet e organizimit dhe funksionalizimit të këtij klubi duke qenë i bindur në perspektivën e madhe të këtij klubi, të cilët do të na përfasojnë denjësisht në garat vendore dhe ndërkombëtare të shahut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat