Krasniqi priti shoqatat e autizmit në Ditën Botërore të Autizmit

Sporti

Krasniqi priti shoqatat e autizmit në Ditën Botërore të Autizmit

Më: 2 prill 2021 Në ora: 13:12
Krasniqi priti shoqatat e autizmit në Ditën Botërore të Autizmit

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur sot Shoqatat "Autizmi Flet" dhe Shoqatën Kombëtare të Autizmit të Kosovës, në shënimin e 2 prillit – Dita Botërore e Autizmit.

Presidenti Krasniqi duke i uruar shoqatat për këtë ditë, i falënderoi për kontributin dhe përkujdesin që po e japin për personat me autizëm, derisa ofroi mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Presidenti u interesua për sfidat me të cilat po përballen shoqatat dhe gjetjen e formave të bashkëpunimit, me theks të veçantë organizimin e ndonjë aktiviteti për personat me autizëm.

Violeta Hyseni (Autizmi Flet) dhe Rrezarta Mahmutaj e Albana Hyseni (Shoqata Kombëtare e Autizmit të Kosovës) falënderuarn presidentin Krasniqin për pritjen, derisa folën për sfidat me të cilat po përballen, duke shprehur gjithashtu gatishmërinë për të organizuar aktivitete të ndryshme.

Në fund, presidenti Krasniqi ndau dhurata modeste për shoqatat, të cilat do t’u dedikohen fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat