Një hotel me 300 shtretër do të rezervohet vetëm për personat...

Sporti

Një hotel me 300 shtretër do të rezervohet vetëm për personat...

Më: 14 prill 2021 Në ora: 12:19
Një hotel me 300 shtretër do të rezervohet vetëm për personat...

Një hotel me 300 shtretër do të rezervohet vetëm për personat që do të infektohen me Covid-19 gjatë Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Lajmin e bënë me dije organizatorët e Olimpiadës. Ata sqaruan se në këtë hotel do të shtrohen sportistët apo personat e delegacioneve olimpike (trajnerë, gjyqtarë etj) që do të kenë simptoma të lehta apo që janë asimptomatikë.

Kjo është një nga masat shtesë që organizatorët e “Tokio 2020” po marrin për të mbajtur nën kontroll pandeminë, ndërkohë që Olimpiada nis pas gati 3 muajsh. Të gjithë personat apo personeli teknik që do të invektohet me koronavirus, por që s’ka nevojë për asistencë hospitalore, do të qëndrojë në këtë hotel, ku do të asistohet nga një staf mjekësor i specializuar.

Këtu ata do të qëndrojnë 10-14 ditë në karantinë. Ky hotel është pozicionuar pak kilometra larg Fshatit Olimpik, ndërkohë që në shërbim do të jenë edhe 30 mjete që do të merren me transportin e personave të infektuar. Sportistët që do të jenë në Olimpiadë do të kryejnë tamponin çdo 4 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat