Biba: Ikni se na mërzitët…

Sporti

Biba: Ikni se na mërzitët…

Më: 17 prill 2021 Në ora: 14:11
Biba: Ikni se na mërzitët…

Në asamblenë e ditës së sotme për KOKSH, kandidati për president, Martin Biba ësh5të shprehur se në rast se ai do të zgjidhet në krye të KOKSH, atëherë telefoni i tij do të jetë hapur për të gjithë dhe për të gjitha problemet. Në fjalën e tij gjatë asamblesë, Biba gjithashtu kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve, pas atyre politike në vend.

Gjithashtu ai ka shpërthyer edhe ndaj kandidatit tjetër, Vojo Malo, duke thënë se “hetuesit e partisë së punës nuk mund të jenë në KOKSH”.

“Kush ka qenë kontribut në rrugën e keqe të KOKSH, nuk ka vend këtu mendoj unë. Të mos jemi në këtë situatë ku jemi. Mungon presidenti këtu, mungon sekretari.

Mua dje mu zbulua e-mail. Ne nuk jemi në emergjencë kombëtare. Një javë më vonë kemi zgjedhjet politike në vend. Të gjithë kërkojnë vota për këto. Kur i marrim njerëzit në telefon për zgjedhjet, na thonë: “Ikni se na mërzitët.” Po prisni mo se jemi nga KOKSH. Të jemi i sinqertë mua nuk më intereson për veten. Do respektoj anëtarësinë e Asamblesë. Iu them vlerësoni dhe zgjidhni një datë tjetër.

Nëse do jem president, do jemi kokë ulur për ju dhe do të punoj për çdo projekt. Nuk do të përzihem në asnjë loje intrige apo pazari.

Do të mbarojmë punë njëherë e mirë. Nuk kemi një plan ku të bëjmë gara ndërkombëtare. Nuk ka një plan, nuk ka pistë. Ishte pista olimpike në Tiranë dhe nuk është gati. Duhet të bëjmë mirë për sportin e Shqipërisë. Nuk na duhen si dalin rezultatet politike, ne na duhet sporti. Duhet të udhëhiqet me dinjitet. Uroj që qeveritë e ardhshme ta jenë afat shkurtra në vend, pasi këto i bëjnë mirë sportit. Për zgjedhjet politike, i bëj thirrje sportistëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje. Hetuesit e partisë së punës nuk mund të jenë në KOKSH.

Jam kryefamiljar, kam bërë një karrierë, por në asgjë nuk na kanë dhënë dorë. Kam jetuar dhe luftuar për pozicionin tim. Do të vazhdoj këtë rrugë që kam. I bëj thirrje të gjithëve, votoni për mua. Nëse më votoni, telefoni do të jetë hapur për të gjithë 24 orë.”, tha Biba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat