Shaban Tërstena tregon disa detaje interesante për trajnerin që vdiq dje

Sporti

Shaban Tërstena tregon disa detaje interesante për trajnerin që vdiq dje

Nga: K.G. Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:10
Shaban Tërstena në të majtë dhe i ndjeri Hajrush Sinani në të djathtë

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, ish mundësi i mirënjohur, Shaban Tërstena, përmes një letre të hapur, tregon disa detaje interesante për trajnerin Hajrush Sinani, që ndërroi jetë dje dhe u varros me nderime të larta.   

“Dje iu dha lamtumira e fundit trajnerit tim, legjendari Hajrush Sinani, përveç qe ishte njeri me shpirt të sportistit, ai ishte edhe një shokë i mirë, ishte njeri  i veçante, besnik shpirtbardhe dhe shpirtmadh, ishe njeri i drejt i fort në shpirtin e tij asnjëherë në jetën e tij nuk është ankuar apo t’ja shtrin dorën dikujt për të ndihmuar edhe pse ka jetuar në kushte jo të mira por shpirti i tij vazhdonte të jetë i dashur mes njerezve.
Ishte shumë këshillues mes njerëzve ishte njeriu me shpirtin humanist, idealist dhe veprimtar i madh i kombit shqiptar.

Pra, të dashur  miq dhe njerëz të mirë, kjo është bota ime dhe jeta e trajnerit tim, legjendari tashmë i ndjeri Hajrush Sinani, por është edhe historia jone e përbashkët për t'u rrëfyer jetën tonë sportive për 20 vjet pandërprerë me momente emocionale dhe dramatike të së kaluarës tonë të lavdishme, të cilët  ishte me  mua gjatë gjithë 20 vite te jetës sime sportive. 

Image

Ilustrim

Ishte i pandashëm nga unë, ishte i palodhshëm, më ka përcjellë orë e çast, çdo ditë, çdo muaj dhe shumë vite me radhë, ishte pranë meje në të gjitha ato stërvitje të mundimshme dhe të pafundme, kur nga trupi im kam zbritur nga 12 kilogramë, ishte në verë e në dimër, në shi e borë, asnjëherë për 20 vite nuk  është ndarë nga jeta ime sportive. 

Ai po ashtu ishte me shpirtin tim kur unë zhvilloja beteja gladiatorësh dhe fitoret vinin varg, ishim të pandalshëm, të pathyeshëm suksesi im me trajnerin tim legjendarë të shekullit 20. 

Hajrush Sinani, ishte çdo herë pjesë e gëzimeve të mia, sikur para 36 vite ishin sekonda e pare e gëzimit për trajnerin tim Hajrush, kurunë u bëra me i riu me 19 vjeç kampion olimpik ne vitin 1984 Los Anxhelos, kjo fitore tronditi gjithë botën dhe vendit tonë.

Edhe pas medaljes se artë olimpike, ne  vazhduam rrugën  ton sportiv edhe për shumë shumë vite tjera dhe nuk u dorëzuam para  kombeve të mëdha dhe të fuqishme si amerikanët, rusët, japonezët, gjermanët, turqit, italianët, bullgarët, francezët,  iranianët, sepse i ndjeri trajneri im kishte besim të madh në shpirtin tim sportiv dhe bindjen e plotë se me punë të madhe, Shaban ti do të arrish suksesin edhe pas 4 vite do ta mbrosh  përsëri medaljen  e arte atje dhe do t'ju fitosh në Olimpiadën e radhës në Seul.

Pra të dashur njerëz të mire ashtu ndodhi, unë nuk u ndala duke stërvitur shumë .Katër vjet më vonë, në Olimpiadën në Seul në vitin 1988, sërish unë u ngrita lartë  në piedestal, por këtë herë duke fituar medaljen e argjendtë, pasi për shkak të lëndimit të gjurit nuk arriti të mbrojë titullin nga Los Anxhelosi. 

Përveç titullit olimpik, kam arritur të fitojmë edhe tetë medalje nga kampionatet evropiane dhe dy në kampionatet botërore, tre medalje  ballkanike dhe  tre medalje të arta nga Lojërave Mesdhetare.

Trajneri  im për shumë vite ishte pranë meje  në kohërat më të vështira...

Kjo ishte karriera jonë e artë  e përbashkët ishte gëzim  i madh i paparë ndonjëherë kur një sportist shqiptar në kohërat më të vështira dhe pa kushte sado pak arritëm të shkruanim histori të sportit botërore me shkronja të arta.

Nuk e di çka të them tjetër, por, për fat të keq, edhe në këtë ditë të sotme pyes veten se kush notoi mbi  sukses tona dhe djersën time? Sepse sigurisht unë jo dhe trajneri im Hajrush jo kurrë asnjëherë nuk na kane shpërblye  asgjë dhe nuk kemi gëzuar ndonjë privilegj ose nuk jemi favorizuar nga askush, as nga institucionet sportive, as nga shteti. Padyshim ZOTI i madh është që do të na shpërblejë dhe na vlerësojë për punën dhe sukseset tona.

Po ta themi lamtumirën e fundit  trajneri im  për të bërë të pavdekshëm dhe përherë do të kujtojmë edhe prej brezave që vijnë.
U prehsh në paqe, të qoftë dheu i lehtë, toka e Shkupi dardan”, ka shkruar Tërstena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat