Kryesia e FSHM-së në takim me drejtorin e ARS-së

Sporti

Kryesia e FSHM-së në takim me drejtorin e ARS-së

Më: 1 maj 2021 Në ora: 11:37
Kryesia e FSHM-së në takim me drejtorin e ARS-së

Kryetarja e Federatës së Shahut të Maqedonisë (FSHM), Aleksandra Gakidova si dhe kryetari i federatës së shahut të Qytetit të Shkupit, Gjorgji Minovski, kanë realizuar takim me drejtorin e Agjensionit për Rini dhe Sport, Naumce Mojsovski.

Në takim është diskutuar për disa tema lidhur me zhvillimin e shahut në vend si dhe organizimin e aktiviteteve të shahut gjatë vitit 2021.

Mes tjerash garat në shah që janë planifikuar këtë vit e që janë me interes të vecantë është theksuar rëndësia e kampionatit europian për klube në organizim të federatës së shahut, që do të mbahet në Ohër në fillim të muajit tetor.

Ky aktivitet, në të cilin pritet të marrin pjesë 50 ekipe nga Europa, është një mundësi e mirë për promovimin e shahut dhe Maqedonisë si shtet.

Drejtori i ARS-së shprehu gatishmërinë e tij që të mbështesë aktivitetin dhe premtoi se do të bëj cmos që në kuadrin e mundësive të tij të ndihmojë organizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm të shahut.

Në takim u bisedua edhe për aktivitetet tjera që federata e shahut dhe federata e shahut të Qytetit të Shkupit i ka në plan, sikur që është përfshirja e shahut në shkollat fillore për fillimin e seksioneve fakultative në shkolla në territorin e Qytetit të Shkupit dhe mundësitë për zgjerimin e atij projekti nëpër qytete të tjera të Maqedonisë.

Kryetarja e FSHM-së, Gakidova në frymën e fokusit të intereseve europiane për promovimin e pjesëmarrjes së femrave në të gjtha sferat e shoqërisë në periudhën që pason, kishte bashkëpunëtor të shkëlqyeshëm në këtë temë ku janë shkëmbyer ide në sferën e shahut.

Ndërkohë, në këtë takim me arsye mungoi nënkryetari Agim Shemshiu. Ky i fundit tha se federata e shahut të Maqedonisë do të mbulojë klubeve gjysmën e harxhimeve për pjesëmarrje në kampionat. Shemshiu është edhe anëtar në komisionin që vendos për vauçerët në federatë.

në mbledhjen e fundit të federatës së shahut është vendosur që të vizitohet cdo kiomunë për ndihmë klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat