Shkëlqen në Kosovë

Sporti

Shkëlqen në Kosovë

Më: 11 maj 2021 Në ora: 11:49
Shkëlqen në Kosovë

Ditë më parë, klubi i karatesë “Rinia” nga Mateçi i komunës së Likovës mori pjesë në turneun memorial “Haki Ibërdemaj” në Pejë të Republikës së Kosovës.

Dy garuesit e këtij klubi kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre, duke rrëmbyer dy medalje: të artën dhe të bronztën.

Nedim Shaqiri fitoi vendin e parë, duke u stolisur me medalje të artë, kurse Fisnik Shaqiri e zuri vendin e tretë dhe u nderua me medaljen e bronztë.

Për Nedim Shaqirin ishte kjo medalja e dytë e artë në garat në Kosovë, ndërsa Fisnik Shaqiri iu kthehet medaljeve, pas një ndërprerje disamujore.

Trajneri Seful Osmani thotë se pretendimet e tyre janë që Nedim Shaqiri të fitoj titullin kampion shtetëror në muajin qershor në mënyrë që të udhëtoj në kampionati europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat