Filloi Superliga e Kosovës

Sporti

Filloi Superliga e Kosovës

Më: 15 maj 2021 Në ora: 19:11
Filloi Superliga e Kosovës

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka ndjekur nga afër hapjen e Superligës së Kosovës në shah, që po mbahet në Hotel “Four Points by Sheraton” në Prishtinë.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Krasniqi ka përgëzuar shahistët dhe drejtuesit e Federatës së Shahut të Kosovës me në krye kryetarin Armend Budima, për organizimin e mirë, derisa iu uroi suksese dhe mbarëvajtje të garës.

Kampioni do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian, që prej 27 nëntor – 5 dhjetor 2021 do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Pritet një garë me rivalitet, si gjithmonë edhe ndonjlë befasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat