Fortesa Orana me mesazh të fuqishëm: Me djersë dhe lot gjaku 

Sporti

Fortesa Orana me mesazh të fuqishëm: Me djersë dhe lot gjaku 

Nga: K.G. Më: 16 maj 2021 Në ora: 23:17
Fortesa Orana me mesazh të fuqishëm: Me djersë dhe lot gjaku, foto Ardian Dubova

Karateistja e Kombëtares së Kosovës, Fortesa Orana, beson fuqishëm, se një ditë do të bëhet kampione e Evropës.

Ajo po punon me zell të shtuar, me synime që të jetë në formën më të mirë.

“Për mua fundi i këtij muaji është muaji më i rëndësishëm që u stërvitëm me djersë dhe lot gjaku, por asgjë nuk mund të më ndalë tani. 

Kjo është ëndrra dhe jeta ime. 

Rrëzohu 7 herë ngrihu 8!  ′Jam gati te jem kampion i radhës i Europës, nuk do ndalem derisa ëndrra ime te behet realitet Zoti me mua.

Faleminderit për mbështetjen Qendër Dobësimi-Shkenda Dubova”, ka shkruar karateistja më e mirë në Kosovë, Orana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat