Fikret Shatri iku nga burgu! Ja kë e quan tradhtar

Sporti

Fikret Shatri iku nga burgu! Ja kë e quan tradhtar

Nga: K.G. Më: 18 maj 2021 Në ora: 15:01
Fikret Shatri iku nga burgu! Ja kë e quan tradhtar

Ish basketbollisti i mirënjohur Fikret Shatri, aktualisht trajner i KB Istogu, para 23 viteve përjetoi torturën më çnjerëzore nga regjimi serb. Ai tregon se kush ishin ata që e arrestuan dhe si iku nga burgu.  

“Me 17 maj të vitit 1998, unë me këtë shokun tim Avni Shala, u arrestuam nga forcat paramilitare serbe, ne Kryshec të Pejës, përroi i Gërvallës, pas vizitës së bërë komandantit Naser Shatri, në Prilep të Deçanit, me qellim mobilizimi ushtarak. 

Sot 23 vite me parë unë ika nga burgu (kati i tretë, edhe pse isha i prangosur dhe i lodhur nga brutaliteti  dhe torturat çnjerëzore nga punëtorët te UDB-ës: Bora Vllahoviç, Caliç dhe tradhtari Besim Shala) këta udbasha u bënë nervoz me ne pasi që jua gjakosem postoletët me gjakun që rridhte nga koka ime dhe Avniut!

Image

Shkrimi në facebookun e Fikret Shatrit 

Mëngjesin e hershëm të datës 18 maj 1998, arrita të ikë, nga zyret e sigurimit shtetërore serbe, nga katit të tretë, ndërsa shoku im u dënua me tri vite burg dhe përjetoj masakrën e Dubravës!

Goxha dramë, goxha përjetim, tash po na duket sikur ta shikonim një film horror ne kinema!”, ka shkruar Shatri në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat