Arifi propozoi që për ekipin olimpik të Kosovës...

Sporti

Arifi propozoi që për ekipin olimpik të Kosovës...

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 12:08
Arifi propozoi që për ekipin olimpik të Kosovës...

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur të mërkurën në takim drejtoreshën ekzekutive të Asociacionit të Miqësisë Kosovaro Japoneze, Luljeta Arifi.

Në takim është diskutuar për bashkëorganizimin e aktiviteteve para pjesëmarrjes së ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Drejtoresha Arifi propozoi që për ekipin olimpik të Kosovës që do të përfaqësojë vendin në LO Tokio 2020, të organizohet një ligjëratë online për gjuhën dhe kulturën japoneze, me ç’rast ligjëruese do të jetë profesoresha Reko Dida, e cila njëherit është edhe studiuese e gjuhës japoneze.

Presidenti Krasniqi, duke përgëzuar drejtoreshën Arifi për iniciativën e marrë, shprehu gatishmërinë e KOK-ut për ta përkrahur, derisa theksoi se një ligjëratë e tillë është e mirëseardhur për ekipin olimpik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat