Ndalohet marrëdhënien se*suale, ja arsyeja

Sporti

Ndalohet marrëdhënien se*suale, ja arsyeja

Nga: K.G. Më: 20 qershor 2021 Në ora: 14:45
Ndalohet marrëdhënien se*suale, ja arsyeja

Organizatorët e Lojërave Olimpike ua ndalojnë sportistëve çdo kontakt fizik të panevojshëm, i cili përfshin edhe marrëdhënien seksuale, kështu që ata do të shpërndajnë prezervativë vetëm pas përfundimit të garës.

Që nga viti 1998, organizatorët e Lojërave Olimpike janë kujdesur që Fshati Olimpik të jetë i pajisur me makina shitëse në të cilat mund të merren kondoma falas, por kjo nuk do të jetë në Tokio.

Edhe pse ata kanë blerë tashmë 160,000 prezervativë, sportistët do të jenë në gjendje t'i marrin ato si dhuratë vetëm kur të largohen nga Japonia.

“Pandemia e koronavirusit do të thotë që sportistët në Fshatin Olimpik duhet t'i përmbahen rregullave të distancës shoqërore dhe të shmangin format e panevojshme të kontaktit fizik. Mosrespektimi i udhëzimeve do të rezultojë në gjobitje ose edhe dëbim nga vendi”, thanë organizatorët.

Sipas informacioneve, rreth 80 për qind e sportistëve në Fshatin Olimpik do të vaksinohen deri në fillim të Lojërave Olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat