Rastet e para me Covid në Fshatin Olimpik

Sporti

Rastet e para me Covid në Fshatin Olimpik

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 13:55
Rastet e para me Covid në Fshatin Olimpik

Janë konfirmuar rastet e para me koronavirus në radhët e sportistëve që kanë mbërritur në Japoni dhe do të garojnë në Lojërat Olimpike Tokio 2020”. Bëhet fjalë për dy persona nga delegacioni olimpik i Ugandës.

Edhe pse ata janë vaksinuar me vaksinën anti-Covid të AstraZeneca dhe kishin rezultuar negativë para nisjes, në momentin që kanë mbërritur në Japoni kanë dalë pozitivë. Kjo ngjarje ka ndodhur një ditë më parë.

Mësohet se personi i parë që ka dalë pozitiv është një trajner, i cili ka hyrë menjëherë në izolim. Madje i gjithë ekipi është izoluar, pasi më vonë është konfirmuar me koronavirus edhe një person i dytë.

Të gjithë personat e izoluar të delegacionit olimpik të Ugandës (9 në total) nuk do të lëvizin nga dhomat e tyre në Fshatin Olimpik deri më datën 3 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat