Sportistja e njohur braktis Fshatin Olimpik!

Sporti

Sportistja e njohur braktis Fshatin Olimpik!

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 13:29
Sportistja e njohur braktis Fshatin Olimpik

Sportistja e njohur braktis Fshatin Olimpik!

8 raste të reja me koronavirus janë regjistruar orët e fundit në Fshatin Olimpik, duke bërë që numri total i personave të infektuar me Covid-19, që nga 1 korriku (kur u hap fshati olimpik), të shkojë në 79 persona (sportistë, staf dhe personel organizativ).

Një shifër e lartë, duke qenë se Olimpiada nis më 23 korrik dhe mjaft persona janë ende në izolim, për shkak se kanë qenë në kontakt me të infektuarit. Mes personave të rinj që kanë dalë me koronavirus edhe Simon Nausch, trajneri i kombëtares së beachvolley të Republikës Çeke.

Duke parë situatën dhe pas rastit me Covd-19 të gjimnastes amerikane Kara Eaker, është larguar nga Fshati Olimpik gjimnastja Simone Biles, ikona e këtij sporti. Gjimnastja 24-vjeçare amerikane ka vendosur të shkojë në një hotel afër Fshatit Olimpik, ku do të qëndrojë dhe vijojë përgatitjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat