Niset edhe grupi tjetër i ekipit olimpik të Kosovës drejt Tokios

Sporti

Niset edhe grupi tjetër i ekipit olimpik të Kosovës drejt Tokios

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 18:29
Niset edhe grupi tjetër i ekipit olimpik të Kosovës drejt Tokios

Janë nisur sot edhe grupi tjetër i ekipit olimpik të Kosovës drejt Tokios së Japonisë.

Ekipi që u nis përbëhet nga dy notarët, Eda Zeqiri e Olt Kondirolli, anëtari i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Avni Nuha, kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, si dhe zëvendësministrja për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani.

Notarët u përcollën nga familjarë të tyre, të cilët u ndjenë krenarë me arritjen e tyre.

Ndërkohë, sot në Fshatin Olimpik kanë arritur edhe boksierja, Donjeta Sadiku, me trajnerin e saj, Besim Brahimi, si dhe trajneri i notit, Besart Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat