Pamje mahnitëse, ekipi olimpik i Kosovës parakalon! Emocione

Sporti

Pamje mahnitëse, ekipi olimpik i Kosovës parakalon! Emocione

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2021 Në ora: 12:41
Disria Krasniqi

(E plotësuar)  - Ekipi olimpik i Kosovës parakalon në krye me kampionen olimpike, xhudsiten Majinda Kelmendi. 

Emocione! Medalistja e artë olimpike, Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova, bartës të flamurit të Kosovës.

Kosova kërkon medalje në Olimpiadë. Në parakalim u pa edhe Driton Kuka, trajneri më i mirë shqiptar.

Image

Parakalon edhe ekipi olimpik i Maqedonisë së Veriut, me xhudisten Arbëresha Rexhepi.

Shqipëria parakalon! Intonohet himnii Japonisë, stadiiumi i zbrazur.

Image

Shqipëria

E gjithë bota nga Tokio. Kosova përfaqësohet me 11 sportistë në LOjërat Olimpike - "Tokyo 2020", me 5 xhudiste Majlinda Kelmendi (-52 kg), Distria Krasniqi (-48 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Loriana Kuka (-78) dhe Akil Gjakova (-73), pastaj me mundësin Egzon Shala, boksieren Donjeta Sadiku, shenjëtari Drilon Ibrahimi, atleti Musa Hajdari dhe notarët Eda Zeqiri e Olt Kondirolli.

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” edhe zyrtarisht kanë nisur, me ceremoninë hapëse që po mbahet në stadiumin olimpik të Tokios.Emocione të mëdha në Tokio. 

Image

205 shtete nga e gjitha bota, në 33 sporte dhe 50 disiplina do të garojnë për të fituar medaljet e më të mirëve.

Pak minuta na ndajnë nga hapja zyrtare e Lojërave Olimpike – “Tokyo 2020”.

Kosova parakalon si shteti i 67-të, ndërsa përfaqësohet nga 11 garues në sporte dhe disiplina të ndryshme. 

Image

Vashat dhe djemtë tanë janë gati për sfidat e mëdha. 

“Ekipi është gati për parakalimin në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike – ‘Tokyo 2020’”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat