Dikur dridhte Kosovën, sot kosit me krenari

Sporti

Dikur dridhte Kosovën, sot kosit me krenari

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2021 Në ora: 20:02
Dikur dridhte Kosovën, sot kosit me krenari

Një emër që i dha shumë sportit të Kosovës dhe ende po i jep është Gani Mahalla.

Kryetrajneri i klubit të karatesë Kastrioti nga Ferizaj, nuk e ka problem aspak që të merret edhe me punë të bujqësisë dhe atë e kryen me krenari të madhe. 

Ai sot në orët e pasdites, me intensitet të shtuar kositi në livadhin e tij, në lagjen Mahalla të fshatit Zaskok, rreth 5 kilometra larg nga qyteti i Ferizajt, 

Image

Ish karateisti në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, trajner në vitet e 90-ta, në gjeneratën e sakrificës, zbuloi e formoi shumë talente të karatesë, kick-box-it e fullkontaktit, 116 garues të tij ishin pjesë e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndër ta edhe shumë dëshmorë të lirisë.

Image

Mahalla dikur dridhte Kosovën me rezultatet e garuesve tij, por edhe sot nuk i mungojnë sukseset, ndërsa tani me krenari kosit në livadhin e tij, duke sprovuar veten se ka mjeshtri edhe në bujqësi.

Mahalla ka shumë tituj të Kosovës me garues dhe me klub, po ashtu edhe djali i vëllau të tij, Fehmi Mahalla është kampion i Evropës në vitin 2004, Me një fjalë, merret edhe me bujqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat