Drilon Ibrahimi dhe Eda Zeqiri sot e tregojnë veten në gjuajtje me pushë dhe not

Sporti

Drilon Ibrahimi dhe Eda Zeqiri sot e tregojnë veten në gjuajtje me pushë dhe not

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 06:25
Ekipi i Kosovës

Shenjëtari Drilon Ibrahimi dhe notistja Eda Zeqiri janë sportistët e ekipit olimpik të Kosvës që sot do të zhvillojnë garën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Notistja Eda Zeqiri e cila është ftuar për të marrë pjesë në Lojëra Olimpike nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Federata Ndërkombëtare e Notit, sipas vendeve të Univerzalitetit, vende këto që janë të rezervuara për sportet e notit dhe atletikës, do të garojë në disiplinën 400 metra stil i lirë.

Ajo nis garën në ora 12:00 me orën lokale të Kosovës dhe në orën 19:00, me orën në Tokio.

Kurse, shenjëtari Drilon Ibrahimi do të gjuajë në shenjë në orën 02:00 të mbrëmjes me orën në Kosovë, ose 09:00 të mengjesit me orën në Tokio.

Drilon Ibrahimi, shenjëtari që synon finalen në Lojërat Olimpike Tokyo 2020, do të garoi në disiplinën 10 metra gjuajtje me pushkë ajërore.

Krahas këtij sporti, ai punon si shitës ambulant tash e 4 vjet, derisa dëshira e tij është që të fokusohet më shumë në sportin e gjuajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat