Qitësja Manuela Delilaj renditet e 37-ta

Sporti

Qitësja Manuela Delilaj renditet e 37-ta

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 08:35
Manuela Delilaj

Ka përfunduar garimin e saj ne Lojërat Olimpike Tokio 2020 edhe qitësja e Shqipërisë, Manuela Delilaj.

Sportistja olimpike garoi në qitje 10 metra pistoletë me ajër në baterinë e parë.

Delilaj arriti të grumbullonte në total 565 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 37 nga 53 sportiste pjesëmarrëse në këtë disiplinë.

Gara e saj e radhës do të jetë më 29 korrik në 25m pistoletë precizion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat