Media kroate e befasuar me Kosovën: Ja sa marrin sportistët kroat, serb, slloven për medaljen e artë olimpike!

Sporti

Media kroate e befasuar me Kosovën: Ja sa marrin sportistët kroat, serb, slloven për medaljen e artë olimpike!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 korrik 2021 Në ora: 11:33
Distria Krasniqi, kampione olimpike, foto Reuters

Media e njohur kroate, “Vecenj list’, është e befasuar me shtetin e Kosovës sa i përket shpërblimeve për sportistët e saj kampion në Lojërat Olimpike.

“Kosova ka shkuar më së largu, kështu që fituesja e fundit Olimpike, Distria Krasniqi, do të marrë 100,000 euro nga vendi i saj.

Ky informacion na u përcoll nga karateisti legjendar kroat Enver Idrizi.

Secili fitues olimpik kroat në Tokio do të marrë 27,650 euro, ndërsa ai serb do të marrë dy herë e gjysmë më shumë (70,000), slloveni 40,000 dhe malazezi 35,000”, ka shkruar në një shkrim të gjatë media kroate “Vecernj List”.

Sipas këtij shkrimit të “Vecernj List”, Kosova është më së miri me shpërblime, duke lënë pas Serbinë, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi dhe të gjitha shtetet që dolën nga shpërbërja e ish Jugosllavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat