Shala do të përballet me bjellorusin

Sporti

Shala do të përballet me bjellorusin

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 15:54
Shala do të përballet me bjellorusin

Egzon Shala ka mësuar sot shortin për garat e mundjes në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Mundësi ynë do të përballet në raundin e parë me Dzianis Khramiankou të Bjellorusisë, kategoria deri në 125 kg.

Egzoni e ka vlerësuar tejet të pafat shortin. “Është shorti më i keq i mundshëm.

Të gjithë kundërshtarët e grupit tim janë medalist. Bjellorusi është fitues i turneut kualifikues evropin për Tokio 2020”, tha Shala për Komitetin Olimpik të Kosovës. Ai garon më 5 gusht.

I urojmë fat dhe suksese Egzonit, i cili në Lojërat Olimpike Tokio 2020, është kualifikuar me normë, si i pesti në Kampionatin Botëror Astana 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat