Skandal në Olimpiadë! Diktatori Lukashenko organizon rrëmbimin e sportistes, ja kush e shpëton

Sporti

Skandal në Olimpiadë! Diktatori Lukashenko organizon rrëmbimin e sportistes, ja kush e shpëton

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 18:04
Skandal në Olimpiadë! Diktatori Lukashenko organizon rrëmbimin e sportistes, ja kush e shpëton

Një skandal i rëndë ka ndodhur sot në Tokio, gjatë lojërave Olimpike, pasi është tentuar rrëmbimi i një prej sportisteve të Bjellorusisë, me urdhër të presidenti të këtij vendi, Aleksander Lukashenko.

Atletja bjelloruse Kristina Tsimanouskaja, ka qenë protagoniste e kësaj ngjarjeje të denjë për një film.

Sprinterja është dërguar sot në aeroportin e Tokios nga dy pjesëtarë të Komitetit Olimpik Bjellorus, pasi kishte ardhur urdhri për ta hipur në avion e kthyer në Bjellorusi, kuptohet pa dëshirën e saj, me kërkesën që kishte ardhur specifikisht nga Aleksandr Lukashenko.

Por sportistja bëri rezistencë dhe duke shfrytëzuar forcën e rrjeteve sociale, ia doli të lajmëronte organizatorët dhe të shpëtonte nga një fat që padyshim do të ishte i errët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat