Kështu duket Kosova në Tokio

Sporti

Kështu duket Kosova në Tokio

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 18:59
Kështu duket Kosova në Tokio

Kosova ka rënë në pozitën e 21-të në renditjen e përgjithshme të medaljeve olimpike pas ditës së nëntë të garave në Lojërat Olimpike 2021 në Tokio.

Renditjes së përgjithshme vijon t’i prijë Kina me 51 medalje në përgjithësi, prej të cilave 24 të arta.

Pas saj vijnë Shtetet e Bashkuara me 59 medalje në përgjithësi, por 20 të arta dhe në vendin e tretë renditet Japonia me 17 medalje të arta.

Kosova ka rënë në pozitën e 21-të me dy medalje të arta, por duke i lënë mbrapa shumë fuqi botërore, si dhe të gjitha shtetet fqinje.  

Kosova i ka fituar dy medalje olimpike në Tokio, të dyja të arta dhe të dyja në sportin e xhudos.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në kategorinë 48 kilogramë në fund javë, e cila ishte e para për Kosovën në Tokio dhe e para për të në karrierë. Nora Gjakova e përsëriti suksesin e saj duke e fituar medaljen e artë në kategorinë 57 kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat