Lajm i keq për Egzon Shalën në Lojërat Olimpike

Sporti

Lajm i keq për Egzon Shalën në Lojërat Olimpike

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 12:15
Lajm i keq për Egzon Shalën në Lojërat Olimpike

Fitorja e Geno Petriashvillit të Gjeorgjisë ndaj iranianit, Amir Hossein Zare, bënë që mundësi ynë, Egzon Shala, të përfundojë garimin në Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe të mos vazhdojë ëndrrën drejt medaljes së bronztë olimpike përmes repesazhit.

Shala arriti deri në tetë më të mirët në kategorinë deri në 125 kilogramë, që vlerësohet sukses i madh për të, mundjen dhe sportin tonë.

Egzoni, që në LO Tokio 2020, mori pjesë me normë, shënoi fitore në raundin e parë, duke mposhtur Djahid Berrahal të Algjerisë, ndërsa në çerekfinale u mund nga iraniani Zare.

Fati nuk ishte me të, pasi në rast të fitoreje të Zares në gjysmëfinale, Shalës do t’i mundësohej garimi për medaljen e bronztë.

I urojmë më shumë fat dhe suksese mundësit tonë në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Me Shalën, përfundojnë edhe garat për ekipin tonë olimpik në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat