Sot futboll me bollëk: Vëmendja te debutimi i Rashicës në Premierligë dhe Messit në Ligën 1

Sporti

Sot futboll me bollëk: Vëmendja te debutimi i Rashicës në Premierligë dhe Messit në Ligën 1

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 09:47
Milot Rashica

Pas pushimeve verore, disa prej top kampionateve më të forta në botë janë rikthyer me edicionin e ri 2021/22.

Premierliga, Liga 1, Bundesliga dhe La Liga do të vazhdojnë me ndeshje interesante këtë fundjavë.

Premierliga angleze nisi dje me ndeshjen Brentford – Arsenal (2:0), derisa në pasditën e sotme, luhen tetë ndeshje tejet interesante.

Në vëmendje janë ndeshjet Man United – Leeds United, Chelsea – Crystal Palace dhe Norwich – Liverpool.

Në Ligën 1, luhen dy ndeshje, derisa vëmendjen e ka PSG-ja, që luan përballë Strasbourgit.

Ndërkohë, në Bundesligën gjermane, Dortmundi përballet me Eintracht Frankfurtit, teksa luhen edhe pesë ndeshje tjera interesante.

Në La Liga luhen katër ndeshje, derisa Real Madridi sonte është mysafir i Alavesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat