E kafshoi kryetari i bashkisë, sportistja japoneze duhet ta zëvendësojë medaljen e artë

Sporti

E kafshoi kryetari i bashkisë, sportistja japoneze duhet ta zëvendësojë medaljen e artë

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 11:53
E kafshoi kryetari i bashkisë, sportistja japoneze duhet ta zëvendësojë medaljen e artë

Sportistja japoneze e softball, Miu Goto, do të duhet të marrë një medalje të re olimpike. Arsyeja? Kjo pasi medalja e arit e fituar në Olimpiadë u kafshua nga kryetari i Bashkisë së Nagojas, Takashi Kavamura.

Kavamura i cili udhëheq këtë bashki ku edhe ka lindur sportistja në fjalë ka kërkuar falje në një konferencë për media për gjestin e bërë gjatë fotografimit me medaljen e artë.

Të shumta ishin kritikat që vërshuan ndaj tij, teksa kryebashkiaku u shpreh se është i gatshëm që edhe ta paguajë zëvendësimin e medaljes.

Organizatorët e Lojërave Olimpike, “Tokio 2020”, lëshuan një deklaratë pak ditë më parë, duke thënë se ari i medaljes së fituar nga Goto do të zëvendësohet.

Kostoja do të mbulohet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Kritikat erdhën kryesisht për shkak të gjendjes me COVID-19 dhe dëmtimit të kësaj medalje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat