Edhe një turp nga Serbia, pengojnë Kosovën! Reagojnë...

Sporti

Edhe një turp nga Serbia, pengojnë Kosovën! Reagojnë...

Nga: K.Goca Më: 21 gusht 2021 Në ora: 22:36
Edhe një turp nga Serbia, pengojnë Kosovën! Reagojnë...

Serbia si gjithmonë shkakton probleme dhe kësaj radhe me primitivizmin e tyre penguan atletët e Kosovës që të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik. 

Klubi atletik Malisheva reagon ashpër më këtë rast, nga  akti i turpshëm si gjithmonë nga ana e Serbisë.   

“Dështon pjesëmarrja në Kampionatin Ballkanik.

Për shkak të ndërhyrjeve politike dhe në mungesë të sigurisë fizike nga Federata Serbe e Atletikës dështoi pjesëmarrja në Kampionatin Ballkanik për grupmoshat U 18 që u mbajt në Kralevë të Serbisë ku atletët tanë Olti Bytyqi dhe Enis Bytyçi do të përfaqësonin Kosovën.

Federata e Serbisë i dha dy arsye: 

1. Ndërhyrja politike nga qeveria e Serbisë për të pamundësuar pjesëmarrjen e përfaqësueses sonë.

2. Mungesa e sigurisë fizike për atletët nga Kosova.

Këto arsyetime bien ndesh me statutin dhe rregulloret në fuqi andaj kërkojmë nga Federata Ballkanike, Evropiane dhe Botërore e Atletikës që të merren masa disiplinore ndaj organizatorit konform rregulloreve në fuqi”, reagon KA Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat