Vdes fituesi i katër medaljeve të arta në Lojërat Olimpike

Sporti

Vdes fituesi i katër medaljeve të arta në Lojërat Olimpike

Nga: K.G. Më: 5 shtator 2021 Në ora: 17:28
Vdes fituesi i katër medaljeve të arta në Lojërat Olimpike

Sportisti rumun Ivan Patzaichin vdiq sot në moshën 71 - vjeçare, njoftoi Komiteti Olimpik rumun.

Patzaichin fitoi katër medalje të arta në Lojërat Olimpike në kajak, në vitin 1968, 1972, 1980 dhe 1984, tre prej të cilave ishin në disiplinën 1000 metra.

Në të njëjtën disiplinë, ai fitoi dy medalje argjendi në Lojërat në Munih në 1972 dhe Moskë në 1980, ndërsa në Los Angeles katër vjet më vonë

ai fitoi të argjendin në garën 500 metra.

Ai fitoi tetë herë të artën në Kampionatet Botërore nga 1970 në 1983.

Vitet e fundit, Patzaichin është përfshirë në projekte të shumta sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat