Kati i parë - kati i frikës në shtëpinë e sportit në Prishtinë!

Sporti

Kati i parë - kati i frikës në shtëpinë e sportit në Prishtinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2021 Në ora: 13:42
Kati i parë - kati i frikës në shtëpinë e sportit në Prishtinë!

Disa federata sa ishin në shtëpinë e sportit në Prishtinë, sidomos në katin e parë kurrë nuk e kanë gjetur rehatinë dhe gjithmonë ishin në frikë, tensione e shkarkime!

Federata e Basketbollit e Kosovës prej se është larguar nga kati i parë i kësaj ndërtese dhe u zhvendosë në lagjen Arbëria, ka gjetur qetësinë dhe rehatinë.

Edhe Federata e Volejbollit e Kosovës prej se është ngjitur në katin ë e tretë të kësaj shtëpie (ka ikë nga kati i parë që një kohë), nuk i ka ato problemet e dikurshme, rrëmuja e shkarkim të zyrtarëve të federatës.

Po ashtu edhe Federata e Mundjes e Kosovës, u ballafaqua me rrëmuja deri në vitin 2008 kur ka qenë në katin e parë. Këtij institucioni çdo vit iu është ndërruar nga një kryetar. 

Nga viti 2008 është kryetar i FMK-së, Naim Muja, por nga viti 2008 janë në katin e katërt dhe e kanë gjetur qetësinë.

Edhe Federata e Hendbollit e Kosovës, ka pasur një zyre poshtë, por që e ka zhvendosur lartë dhe nuk i ka ato probleme me gjyqtarë sa ishin poshtë. 

Federata e Pingpongut e Kosovës, ende është poshtë, në katin e parë dhe vazhdimisht ka pasur telashe, derisa në fund rrëzohet nga pozita e kryetarit Nehat Çitaku!

Jo vetëm me kaq, ky kat nuk solli qetësi as për Komitetin Olimpik të Kosovës!

Me 25 mars humbi zgjedhjet Besim Hasani, pas 25 vitesh, por pas pak muajve shkarkohet edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj!

Edhe Federata e Notit e Kosovës, u ballafaqua me rrëmuja të mëdha, për 2  vota fitoi pozitën e kryetarit Astrit Haliti. Hiq më larg se para pak muajve, gati sa këtu kërciti dajaku mes delegatëve të Kuvendit të FNK-së.

Edhe Federata e Çiklizmit e Kosovës, për shumë vite ka qenë në përplasje mes vete, por me ardhjen e Avni Nuhës kryetar, situata është shumë e qetë e nuk ka probleme.  

E vetmja federata që nuk ka probleme dhe e ka qetësinë në katin e parë, është Federata e Skitarisë e Kosovës, në krye me të palodhshmin Milaim Kelmendi.

Edhe Federata e Kick-Box-it e Kosovës, ka qetësinë me Fatmir Makollin - kryetar. 

Federata e Boksit e Kosovës është mes frikës dhe krenarisë, pas largimit të Mehmet Bogujevcit nga pozita e sekretarit të përgjithshëm. 

Në boks nuk është çudi të ketë ndonjëherë tërmet 7-ballsh siç ka pasur në të kaluarën dhe ndonjë vullkan të papritur! Një zyrtar i lartë në boks, duket se e ka edhe ai këtë frikë, a mos vallë po mendon ikjen nga aty.

Federata e Futbollit e Kosovës, prej se u largua nga kati i dytë e shkoi "Te rrethi", nuk ka më qetësi, është mes frikës së rrëzimit dhe të krenarisë. Kati i dytë dhe ai i treti, janë katet e qetlsisë.

Kati i dytë është në tërësi i qetë, me përjashtim të Federatës së Karatesë së Kosovës, që në çdo moment mund të shpërthejë ndonjë vullkan, ndërsa në katin e tretë qetësia është që moti! Kati i parë nuk e ka qetësinë, është e habitshme, ose 80 për qind e federatave, kurrë  nuk e gjetën qetësinë derisa ikën nga aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat