Vendimet e mbledhjes së 5-të të BE të Komitetit Olimpik të Kosovës

Sporti

Vendimet e mbledhjes së 5-të të BE të Komitetit Olimpik të Kosovës

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 17:35
Vendimet e mbledhjes së 5-të të BE të Komitetit Olimpik të Kosovës

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 5-të të tij, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës.

Presidenti Krasniqi paraprakisht i uroi mirëseardhje sekretarit të ri të përgjithshëm, Besim Aliti, për të cilin ishte mbledhja e parë që prej emërimit të tij. Me këtë rast, sekretari i përgjithshëm, Aliti, falënderoi BE-në për besimin, duke ju premtuar bashkëpunim në arritjen e objektivave.

-  U shqyrtua ankesa e ish-sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, dhe të njëjtit do t’i dërgohet përgjigjja zyrtare sipas vendimit të Bordit Ekzekutiv.

-U diskutua për aplikimet e federatave për Bursat Olimpike “Paris 2024” dhe u konstatua se 13 federata kanë aplikuar me 38 sportistë. U rekomandua komisioni i sportit të bëjë përzgjedhjen e tyre.

- U miratua raporti i komisionit për punësimin e dy personave në Akademinë Olimpike. Fitim Arifi u emërua në pozitën e “koordinator i programit arsimor”, ndërsa Diellza Kelmendi në pozitën “koordinatore e vlerave olimpike”.

-  U konstatua se përgatitjet për Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022” po shkojnë sipas dinamikës së paraparë. LOD “Pekini 2022” mbahen prej 4-20 shkurt 2022.

-  Jeton Rudari u zgjodh shef i misionit për Festivalin Olimpik Evropian Dimëror (EYOF) “Vuokatti 2022”. EYOF-i mbahet prej 20-25 mars 2022 në Vuokatti të Finlandës.

-  U diskutua për organizimin e Konferencës “Barazia Gjinore”, e cila pritet të mbahet në muajin e ardhshëm.

-   U vendos që Klubit të Volejbollit “Luboteni”, t’i kthehen parat e deponimit të ankesës, pasi Komisioni i Arbitrazhit Sportiv (CAS), nuk kishte marrë vendim për ankesën e tyre, drejtuar këtij organi vitin e kaluar.

-   Trajneri i basketbollit, Dritëro Sefaja, u përzgjodh për të vijuar “Programin Ndërkombëtar të Certifikimit të Pasurimit të Trajnerëve (ICECP)”. Programi është projekt i Komitetit Olimpik dhe Paralimpik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik dhe Universitetin Delaware, derisa ka për qëllim zgjerimin e nivelit të lartë të përgatitjeve përmes programit të ICECP.

-   Përfaqësuesja nga Federata e Tenisit të Kosovës, Blearta Ukëhaxhaj, u përzgjodh për ambasadore nga Kosova në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) “Banska Bistrica 2022”, që në muajin korrik mbahet në Banska Bistrica të Sllovakisë. Blearta është ish-tenisere, tani gjyqtare, ndërsa si sportiste ka përfaqësuar Kosovën edhe në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj “Gyor 2017”, ku ishte edhe bartëse e flamurit në ceremoninë hapëse, si dhe pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat