Kosova në Kampionatin Mesdhetar të bowlingut

Sporti

Kosova në Kampionatin Mesdhetar të bowlingut

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 21:13
Kosova në Kampionatin Mesdhetar të bowlingut

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot ekspeditën e Kombëtares së Kosovës në bowling, e cila do të marrë pjesë në Kampionatin Mesdhetar të bowlingut, e cila prej 11-17 tetor 2021, mbahet në Paris të Francës.

Presidenti Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Aliti, iu kanë uruar fat dhe suksese ekipit tonë, duke i inkurajuar për ta dhënë maksimumin dhe për ta përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kryetari i Federatës së Boulingut të Kosovoës (FBOUK), Gani Pajaziti, ka falënderuar drejtuesit e KOK-ut për pritjen dhe përkrahjen e dhënë, duke thënë se garuesit do të japin maksimumin për përfaqësim sa më të mirë.

Krahas sekretarit të përgjithshëm të federatës, Mirsad Sejdiu, drejt Francës do të udhëtojnë edhe garuesit, Vita Rexhepi, Kaula Haziri, Nysret Haziri dhe Shpend Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat